Përvjetori i lindjes e shkarkon Nexhat Dacin nga pozita e kryetarit të ASHAK-ut

Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e Akademisë mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.

ASHAK njoftoi se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, Jusuf Bajraktari.

Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

/Zëri, link: https://zeri.info/aktuale/276794/pervjetori-i-lindjes-e-shkarkon-nexhat-dacin-nga-pozita-e-kryetarit-te-ashak-ut/?fbclid=IwAR1LwQJAlBcLM9MLerrfrWI7MHQYTMyrvIehp_RQ-z1kc9wnNrgzTN_zuf8/