Pesë persona lëndohen në një aksident në Skënderaj

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Skënderaj.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar pesë persona, të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 10:30 në Skënderaj.Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura civile,ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF- Skënderaj”.

Ata më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.