Pezullohet dhënia e lejeve të ndërtimit në Ferizaj

Zyra për Informim e Komunës së Ferizajit ka bërë të ditur se Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu, ka marrë vendim për pezullimin e dhënies së lejeve të ndërtimit, saktësisht për objektet e banimit kolektiv, si masë efektive që do të mundësoj mirëplanifikimin e territorit dhe ndërtimet sipas kritereve dhe standardeve më të larta në këtë fushë.

Kryetari Aliu i vendosur në këtë nismë tha se për herë të parë, pas 20 viteve, Komuna e Ferizajt po merr këtë hap, këtë vendim të domosdoshëm për të frenuar keqplanifikimin e territorit dhe për t’i dhënë mundësi që me analizë paraprake të projektohen zonat dhe kushtet e ndërtimit.