Piratët rrëmbejnë 10 turq

Mediat turke raportojnë se një grup piratësh kanë rrëmbyer anijen turke në detin e hapur në afërsi të Nigerisë.

Piratët kanë rrëmbyer personelin prej 10 personash të anijes “Paksoy-1” e cila po lundronte nga Kameruni në drejtim të Bregut të Fildishtë.

Ministria e Jashtme e Turiqisë ka konfirmuar lajmin për rrëmbimin e 10 shtetasve të saj nga piratët dhe ka njoftuar se është duke vijuar negociatat me autoritetet e Nigerisë dhe të Ganës me qëllim të lirimit të shtetasve të saj.