Pjesa e parë, PSG 0-1 Bayern Munich: Gjermanët hapin ndeshjen me golin e Choupo-Moting

Ashtu siç është pritur Bayern Munchen, nuk është dorëzuar në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, ku pjesën e parë e ka mbyllur në epërsi 1-0.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Allianz Arena” iu kishte takuar francezëve që si mysafir shënuan fitore me rezultat 3-2.

Edhe ndeshja e sotme, po del të jetë internate, pasi që rastet nuk munguan nga të dyja anët.

Kylian Mbappe provoi i pari në minutën e  tretë të ndeshjes, por pa sukses.

Bayern Munich rrezikoi në minutën e 27-të, kur Joshua Kimmich, por as ky nuk ishte i saktë.

Pas këtyre dy raste ishte momenti i Neymar i cili rrezikoi tri herë portën e Manuel Neuer, ku dy herë prej tyre goditi edhe shtyllën.