Pjesë të qytetit të Pejës mbetën pa ujë të pijes

Një problem i paparashikuar që ka ndodhur gjatë punimeve sot në Pejë, ka shkaktuar ndërprerje të ujit të pijes, në disa pjesë të qytetit.

“Njoftim për Ndërprerje të paplanifikuar
KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative Pejë

Për shkak të një problemi të paparashikuar, që ka ndodhur në Gypin Distributiv DN 280, me lokacion në rrugën ‘Bekim Berisha-Abeja’, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët e në objektet banesore tek ish-Tregu i vjetër dhe ata të rrugëve ‘Gjin Gazulli’, ‘Beteja e Loxhës’, Drevish Kryeziu’ dhe ‘Ardian Krasniqi’.

Ekipet mobile të KRU ‘Hidrodrini’ po punojnë në sanimin e problemit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë në këto pjesë të Pejës.”-thuhet në njoftimin nga Zyra Rajonale për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë.