Nënkryetari i Drenasit, Arben Shala, ka ndarë disa pamje nga pritja e pjesëtarëve të FSK-së, në Drenas. Ai ka bërë të ditur se pritja është bërë nga ish-pjesëtarë të UÇK-së të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Se bashku ata kanë kaluar deri tek kulla e ngritur në vendin e rënies së Heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci./Lajme365
Postimi i plotë
Bashkë me kryetarin e OVL-së në Drenas, Enver Hajdari, dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së të Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, sot dolëm në pritje të pjesëtarëve të FSK-së nga Rexhimenti i Tretë, Kompania KMK në Mitrovicë, i udhëhequr nga komandanti Bardhyl Dugolli, që sot marshuan në territorin e Komunës së Drenasit deri tek kulla e ngritur në vendin e rënies së Heronjve të Kosovës, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Ushtarët e FSK-së me marshim nderuan jetën, veprën dhe atdhedashurinë deri në përjetësi të Heronjve të Kombit, Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe të rënëve tjerë të kësaj Brigade.
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
May be an image of një ose më shumë njerëz dhe ambiente të jashtme