Plagosen dy persona si pasojë e një përleshjeje në Gjakovë

Në Gjakovë ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku dy prej tyre janë therur me thikë.

Drejotori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, ka thënë se pasi kishin arrestuar tre persona të dyshuar se janë përfshirë në përleshje, njëri nga ta është dërguar në spital.

Sipas informatave të Policisë, edhe një tjetër ka marrë lëndime dhe është dërguar në emergjencën e qytetit.

“Rreth orës 13:30 policia është informu për një rast të rrahjes në rrugën ‘Gjon Nikollë Kazazi’. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shoqëruar tre persona si të dyshuar. Njëri ka pasur lëndime të dukshme. Ai është dërguar në spital rajonal. Edhe një person tjetër i lënduar është dërguar në emergjencë”, ka thënë Graishta. /Reporteri.net/