Plagosen dy turistë izraelitë në aksidentin në Elbasan

Dy turistë  izraelitë janë përfshirë në një aksident rrugor pranë unazës jugore të Elbasanit.

Motori me të cilën po udhëtonin dy turistët u përplas me një makinë, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar më një motor me targa rumune dhe në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një makinë.