Plagoset djali i asamblistit të LVV-së në Klinë, raportojnë mediat

Fitim Gashi, djali i asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Zafer Gashi, dyshohet se është njëri nga dy të plagosurit në Klinë të mërkurën, raporton Indeksonline.

Dy persona janë plagosur në qendër të qytetit të Klinës të mërkurën në mesditë, tha Driton Rugova, zëdhënës i policisë.

“Rreth orës 13:40 policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë, policia ka dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar një person të plagosur. I plagosuri i dytë është dëqrguar në spital në Pejë”, tha Rugova për Paparacin.

Ndërkaq, mediumi Indeksonline raporton se Fitim Gashi, djali i Zafer Gashit, është jashtë rrezikut për jetë.

I plagosuri tjetër raportohet të jetë Ismail Dakaj. /Paparaci.com