Plagoset në Prishtinë një shtetas i Holandës

Një shtetas i Holandës është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.


Si njofton Policia, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 2:15 në rr. “Gazmend Zajmi”, në kryeqytet.

Sipas Policisë, është raportuar se viktima, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.