Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.

Siç njofton policia, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Skender Anamali” te Parku i Gërmisë.

Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

“Rr. Skender Anamali, Prishtinë, 23.11.2019-17:23. Është raportuar për plagosje të një personi mashkull K/Shqiptar me armë në Parkun e Gërmisë. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar  dhe rasti është duke u hetuar”.