Plagoset një person në Prishtinë

Në orën 01:30, të ditës së diel, një person është plagosur nga një i panjohur.

Policia këtë rast e ka cilësuar si vrasje në tentativë.

Sipas njoftimit, deri te kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur dy meshkuj, ku përveç sulmit njëri nga ta ka shtënë me armë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar.