Plagoset një shtetas i huaj në sheshin “Zahir Pajaziti”

Një përleshje fizike mes disa personave ka ndodhur pak më parë në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Nga kjo përleshje është therrur një shtetas i huaj.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në ora 12:40, kemi marrë informatën se në sheshin Zahir Pajaiti në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e ftohtë – thikë është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti po ashtu deklaroi se hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti si dhe janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në rast. / KlanKosova