Plani i koalicionit AAK-PSD për ekonomi, buxheti do të jetë 3 miliardë €

Koalicioni AAK-PSD, shpalosi program e saj qeverisës ekonomik, me ç’rast u tha se gjatë mandatit 4 vjecarë buxheti i shtetit do të rritet në 3 miliardë euro.

  Nënkryetari i PSD-së, njëherësh kandidat për deputet, Visar Ymeri, tha se  në programin e këtij koalicioni është paraparë që të krijohet Fondi Zhvillimor i cili do të jetë entitet i pavarur, raporton EkonomiaOnline.

“Një nga masat është Fondi zhvillimor i cili do jetë entitet i pavarur. Fondi zhvillimor do të financohet nga 3 burime, paratë nga buxheti, paratë e mbetura nga fondi i privatizimit dhe një pjesë e mjeteve të trustit ose kursimeve pensionale. Ky fond do ti ketë 4 sektorë, e para komponentë e punësimit, do jetë investimet më asetet e sektorit publik në Kosovë, do të investojmë në Trepçë e në energji. E treta do jetë investimi i kompanive që krijojnë vlerë të shtuar të. E katërta, investimi në rritjen dhe hapjen e kompanive që janë të përfshira në sektorin e teknologjisë”, tha ai.

Ndërsa Muhamet Spahiu nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tregoi mënyrat se si do të rritet buxheti i shtetit në 3 miliardë euro.

“Do ndërmerren një sërë masash që kanë për synim mbështetjen e politikave fiskale, duke filluar nga politikat fiskale fokus kryesor do jetë prodhimi. Do i ulen taksat ndërmarrjeve në 4 përqind në të ardhurat personale. Do lirohen nga të gjitha tatimet produktet e eksportuara. Bizneseve do i lejohen shpenzime të ndryshme që janë ngarkesë për bizneset momentalisht. Këto shpenzime do të lejohen në masë të mallit, fitimi real nuk do ju ulet por vetëm fitimi i cili tatimoret”, tha ai.

Spahiu foli edhe për masa të tjera që kanë të bëjnë me mbështetjen financiare të bizneseve dhe lehtësirave fiskale për to. Ai theksoi se bizneset prodhuese do të jenë në fokus të qeverisë së re, të cilave do t’u zvogëlohen taksat sipas numrit të punëtorëve që rekrutojnë.

“Do të krijohet një bord i ankesave me 50 përqind ekspertë të jashtëm që do të shqyrtojnë ankesat e bizneseve. Do të mundësohet që qeveria e Kosovës të ndërmerr udhëzime të ndryshme administrative të cilat i destinohen vetëm zonës ekonomike. Buxheti do të rritet në 3 miliardë për bizneset”, tha Spahiu.