Plani i Serie A për rikthimin e tifozëve në stadiume

Pasi kurba e rasteve me coronavirus në Itali po bije dhe datat për rikthimin e ndeshjeve është zbuluar, tani kanë filluar planet se kur mund të rikthehen tifozët në stadiume.

Italianët tashmë zënë vendin e dytë për numrin e vdekjeve në Evropë nga pandemia botërore, pasi janë kaluar nga Britania e Madhe, derisa numri i rasteve janë në Lombardi, Piedmont dhe regjioni i Ligurias.

Në këtë gjendje, restorantet kanë filluar punën dhe po mbahet distancë sociale, gjersa Serie A planifikon për rikthimin e tifozëve në stadiume.

“Ne po reflektojmë, sigurisht, sepse është vetëm e drejtë të hedhim një hap përpara pas rihapjes,” ka thënë Presidenti i Lecces, Saverio Sticchi Damiani.

“Unë mendoj se nëse është e mundur, do të ishte mirë të krijoni një rotacion midis tifozëve të tanë, duke bllokuar qartë shitjen e biletave të reja. Ne kemi një stadium prej 30,000 ulësesh në Lecce, kështu që do të ishte mirë të ofrojmë disa nga tifozët tanë – në rotacion – një argëtim të vogël, gjithmonë duke ndjekur masat paraprake të nevojshme dhe duke garantuar distancimin shoqëror”, ka shtuar më tej ai.

Federata e futbollit të Italisë mendon që të futen vetëm 300 persona në stadium në një ambient më të hapur dhe një distancë mbi dy metra. /Telegrafi/