Pleqnari pejan: Pasuria dhe vjehrat shkak i ndarjes së çifteve

Haxhi Rrahman Lajqi është pleqnari nga Peja, i cili posedon një odë, në kuadër të të cilës ndanë, pajton, msitnon dhe divorcon në mënyrë zakonore palët në përgjithësi si dhe çiftet në veçanti.

Lajqi, i cili deri më tani është ndërmjetësues, apo siç njihet në popull “msit” i afër 120 martesave, ka dalë me një konkluzion, se shkaktar i ndarjeve mes çifteve sot është roli i vjehrrës(nënës së nuses ose dhëndrit), si pasojë ai, për RTVD, citohet të ketë thënë se ka realizuar edhe 93 divorce vetëm gjatë vitit 2019!

Pleqnari pejan, duke folur rreth rëndësisë së ndërmjetsimit të msitit, thotë se ndonëse çiftet e reja sot po bashkohen vet, mirëpo ende është i rëndësishëm dhe funksional roli i këtij ndërmjetësuesi.

“Sot fejesat po bëhen ndryshe pasi të rinjtë po e gjejnë vet njëri tjetrin. Por familjarët ende po kanë dëshirë që msiti t’ia vendos “kapakun” kësaj pune”.

Haxhi Rrahman Lajqi edhe sot e kësaj dite e ka një odë në lagjen Fidanishte në Pejë ku edhe zgjidh probleme të ndryshme.

Ndryshe, sipas Haxhi Rrahman Lajqit, edhe ndarja e pasurisë për femrat me ligjet e reja po i nxisin shumë divorcet.