Po pastrohet Prishtina!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjete sociale, ka bërë të ditur se ka filluar aksioni për largimin e kiosqeve të vjetra.

Kiosqet e vjetra dhe të papërdorshme, për shumë vite kanë shëmtuar kryeqytetin duke qenë shpeshherë edhe vendgrumbullim i mbeturinave. Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen në numrin 080012233, nëse hasin në kiosqe të vjetra nëpër qytet.

Ditë më parë, i pari i kryeqytetit, Ahmeti, bëri të ditur se janë përzgjedhur dizajnet e reja për kiosqet të cilat do të vendosen në Prishtinë dhe se gjithashtu është shpallur thirrja për të aplikuar për marrjen në shfrytëzim të 35 kiosqeve të cilat do të vendosen në zona të ndryshme të kryeqytetit.