Podujevë / Rrah fëmijët dhe familjarët, arrestohet qytetarja

Një qytetare e Podujevës është arrestuar të hënën, shkaku që kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve dhe familjarëve të saj.

Në raportin 24-orësh e të së mërkures të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të saj, e me pas edhe ndaj anëtarëve tjerë të familjes. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raport.

Tags: