Policet nga Kosova e Shqipëria, pjesë të paradës së policeve në Alaskë (VIDEO)

Në Alaskë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është mbajtur parada ndërkombëtare e femrave police, në të cilën kanë marrë pjesë edhe femrat police nga Kosova dhe Shqipëria.

“Sot e kishim një ditë madhështore, që ishte paradë ndërkombëtare e femrave police, në mesin e tyre ishin femrat police nga Kosova dhe Shqipëria dhe na bëjnë të jem krenar me motrat tona”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Sokol Ymeri që jeton dhe vepron në Alaskë, përcjell rtk.

Parakalimi i policeve nga Kosova mund të shihet në video nga minuta e 02.06.