Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme është detyruar të arrestojë ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes shkaku i pandemisë me koronavirus.
Lidhur me këtë sipas raportit 24-orësh të policisë, në tërë vendin dje janë arrestuar 8 persona.
Në komunën e Prishtinës janë arrestuar 4, në Ferizaj 1, Prizren 2, Mitrovicë 1.