Policia arreston 24 vjeçarin në Prishtinë, mashtroi në Facebook se është infektuar me COVID-19

Një qytetar në Prishtinë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kishte mashtruar publikisht se ka dalë pozitiv në testin e Koronavirusit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet për arrestimi e një mashkulli kosovar në Prishtinë, pasi që i njëjti përmes rrjetit social Facebook kishte gënjyer duke thënë se ka dalë pozitiv në Koronavirus.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull   kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka gënjyer se është testuar dhe ka dal pozitive me sëmundjen COVID-19. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Deri më tani në Kosovë kanë rezultuar 88 raste pozitive, ndërsa një person i moshës 82 vjeç ka vdekur.

Institucionet kanë raportuar se deri më tani 2 persona janë shëruar tërësisht.