Policia arreston 63 persona të cilët nuk respektuan vendimet e Qeverisë

Gjithsej 30 raste të mos-respektimit të urdhërave të Qeverisë së Kosovës për masat e marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar 63 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Më së shumti të arrestuar ka pasur në rajonin e Prishtinës, ku janë raportuar gjithsej 14 raste të ndryshme, dhe 39 të arrestuar.

Në Gjakovë janë arresrtuar 16 persona në 10 raste të ndryshme.

Detajet nga raporti i Policisë:

Prishtinë 06.04.2020-18:00-19:00. Është inicuar rast ndaj katër (4) të dyshuarve prej të cilëve dy (2) meshkuj kosovarë dhe (2) femra kosovare pasi që të njëjtit nuk kishin respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19. Poashtu ndaj njërës së dyshuar femër kosovare është inicuar edhe vepra penale Deklarim i Rremë. Të gjithë të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Prugovc, Prishtinë, 07.04.2020-01:30. Tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar nga njësiti policor pasi që janë hasur duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rastit dhe shkon në procedurë të rregulltë.

· Gllogoc, 07.04.2020 – 13:18. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Gllogoc, 07.04.2020 – 10:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Dobrajnë e Madhe, Lipjan, 07.04.2020 – 15:55. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr. Xhorxh Bush, Prishtinë, 07.04.2020 – 18:50. Janë arrestuar tri (3) të dyshuara femra kosovare pasi të njëjtat nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë gjatë pandemisë. Me urdhër të prokurorit të njëjtat janë dërguar në mbajtje.

· Fsh. Baicë Gllogoc, 07.04.2020 – 13:37. Pas një informate se në një vend punishte janë duke punuar rreth (20) njëzetë persona, patrulla ka shkuar në atë lokacion dhe ka kontaktuar menaxherin e kësaj punishte, mashkull kosovar dhe ndaj tij me urdhër të prokurorit është inicuar rasti si më lartë. Nuk raportohet për të arrestuar, rast në procedurë të rregulltë.

· Rr. Avdi Kelmendi, Lipjan, 07.04.2020 – 20:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Poklek i Ri, Gllogoc, 07.04.2020 – 20:30. Është shoqëruar në stacionin policor një (1) i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

· Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë, 07.04.2020 – 22:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr.28 Nëntori, Fushë Kosovë, 07.04.2020 – 22:55. Janë shoqëruar në stacionin policor pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rrethi i Farmedit, Prishtinë, 07.04.2020 – 21:40. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr. Tirana, Prishtinë, 07.04.2020 – 22:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy (2) të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr.Tirana, Prishtinë, 07.04.2020 – 22:00. Janë shoqëruar në stacionin policor tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr. Kuksit, Prizren , 07.04.2020-02:50. Tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë janë hasur nga njësiti policor duke lëvizur në kohën kur nuk lejohet lëvizja e lirë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkak të virusit Covid-19. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Korishë, Prizren, 07.04.2020 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

Rr. Xhevat Begolli, Pejë 07.04.2020 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Rr. Mizahir Isma, Rahovec , 07.04.2020 – 09:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Autostrada Ibrahim Rugova, 07.04.2020 – 13:00. Janë arrestuar dy (2) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:35. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Astrazup, Malishevë, 07.04.2020 – 11:32. Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Malishevë, 07.04.2020 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë, 07.04.2020 – 09:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Malishevë 07.04.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

· Fsh. Drenoc, Malishevë 07.04.2020 – 13:32. Janë arrestuar një (1) mashkull dhe një (1) femër, që të dytë kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Drenoc, Malishevë 07.04.2020 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Fsh. Bellanicë, Malishevë, 07.04.2020 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregulltë.

· Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë, 07.04.2020 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

· Rr. Dëshmorët e Kombit, Mitrovicë, 07.04.2020 – 17:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.