Ajo tha se operacionet janë kryer në bashkëpunim me Europol-in, Shqipërinë dhe disa shtete të Bashkimit Evropian.

“Operacioni i parë është realizuar vitin e kaluar më 29 tetor, ku janë kontrolluar pesë lokacione, kryesisht  në rajonin e Prishtinës. Janë arrestuar tre persona të dyshimtë. në operacionin e sotëm që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë ndalur 9 persona të dyshimtë. Në të dy këto operacione janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe  materiale për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si pasaporta, patentë shoferi, kartela identifikimi të gjitha këto nga më shumë 16 shtete të ndryshme të BE-së. 12 persona janë arrestuar dhe të tjerët në paraburgim. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol-in, Shqipërinë dhe me disa shtete të BE-së. Janë sekuestruar aparatura materiale, dokumentet. Të gjitha këto prova materiale do të shkojnë për ekzaminim”, ka thënë Hajra. /Telegrafi/