Policia e gjen dhe arreston Naser Osmanajn, po fshihej në QKUK

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kanë njoftuar se e kanë arrestuar sot personin Naser Osmanajn të kërkuar për veprën penale të mashtrimit.Arrestimi i Osmanajt ka ardhur pas publikimit të fotografisë së tij dhe ndihmës e bashkëpunimit të qytetarëve të cilët kanë ndihmuar Policinë e Kosovës ta lokalizojnë atë.Sot në orët e para të mesnatës i dënuari është gjetur në repartin e Onkologjisë në QKUK në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Pasi e kanë gjetur menjëherë e kanë arrestuar, ndërkohë janë konfiskuar edhe një armë e tipit CZ 38 “Browing” dhe dy thika.Naser Osmanaj më pas është dërguar menjëherë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 22.11.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Naser ( Zenun) Osmanaj, i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrim” dhe i njëjti ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 7 muaj.Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të dënuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e tij dhe sot me datë 23.11.2019 rreth orës 00:30 është bërë lokalizimi i tij, i njëjti ndodhej në QKUK-Prishtinë, në repartin e onkologjisë.

Policia menjëherë e ka arrestuar të kërkuarin e lartcekur, dhe pas arrestimit gjatë bastisjes tek i njëjti është gjetur arma e tipit CZ 83 ‘Broëing’ dhe dy (2) thika,Arma dhe thikat janë konfiskuar dhe për këtë vepër penale është hapur rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të paautorizuar të armës”Personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend me të sigurtë.Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.