Policia e Kosovës prej sot nis patrullimin në Shqipëri

Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë sot për në Republikën e Shqipërisë .

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës nga sot nis zbatimi i shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Takimi informativ me zyrtarë policor do të mbahet në ora 09:30, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Po ashtu një konferencë për media do të mbahet sot në ora 10:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.
Pastaj, së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandumit për bashkëpunim, njofton PK.