600 armë të shkurtra të lehta u shkatërruan sot nga Policia e Kosovës.
Përkrahje për shkatërrimin e këtyre armëve, të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme, Policia mori edhe nga UNDP.
Përfaqësues të të dyja institutcioneve vlerësuan se me anë të kësaj metode do të reduktohet numri aktual i armëve në tregun e paligjshëm.
Sipas tyre, një nismë e tillë, rrit edhe nivelin e sigurisë.
Të gjitha armët dhe municioni i akumuluar iu përkasin llojeve të ndryshme, përderisa shkatërrimi i tyre është bërë me urdhëresë të organeve të drejtësisë, pasi kanë përfunduar të gjitha procedurat e parapara ligjore.
Në krahasim me metodat e tjera në dispozicion, të tilla si shitje ose dhuratë, shkatërrimi siguron se armët nuk do të gjejnë rrugën e tyre (përsëri) në tregun e paligjshëm dhe në këtë mënyrë mund të ndërtohet besim në përpjekjet e përgjithshme për të parandaluar, luftuar dhe çrrënjosur tregtinë e tyre të paligjshme.