Policia e Pejës: Dy të mitur bëhen burrë e grua

Një vajzë e mitur ka shpallur martesën e saj duke njoftuar prindërit, se ka shkuar në shtepinë e burri, i cili po ashtu është i moshës së mitur.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Pejës, institucion ky i cili me anë të një raporti dërguar media rastin ë ka cilësuar se “BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NEN MOSHEN 16 VJEÇARE”

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e dukagjinit, gjegjësisht në Klinë, me c’rast në raport thuhet se:”Viktima femër kosovare, e moshës së mitur, ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull kosovar, po ashtu i moshës së mitur.”

Sipas Policisë së Kosovës në Pejë, burri i saj, në cilësinë e të dysuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa gruaja e mitur, në cilësinë e viktimës është dërguar në shtëpi të sigurt.