Policia gjenë armë në Shtypeq të Rugovës

Në një shtëpi në Rugovë të Pejës është gjetur armë dhe një sasi e konaiderueshme e fishekëve, pas bastisjeve që ka realizuar Policia e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtupeq i Madh, të Rugovës së Pejës, me ç’rast dje rreth orës 17 e 15 minuta, gjatë realizimit të urdhëresës së gjykatës për bastisje në një prej shtëpive atje, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe 52 copë fishekë, ndërsa aksioni ka rezultuar ne dy të arrestuar, kurse rasti është cikësuar si armëmbajtje pa leje.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.