Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Bajgorë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Bajgorë të Mitrovicës.

Atje një punëtor ka vdekur  si pasojë e lëndimeve të marra pas aksidentimit me traktor.

Siç ka dhënë detaje policia, traktori është rrokullisur dhe e ka zënë viktimën.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve./lajmi/