Policia jep detaje për mbytjen e 10 vjeçarit tek Drini i Bardhë

Një 10 vjeçar kishte vdekur dje në ujërat e lumit Drini Bardhë.

Policia raporton se djaloshi nga Kramoviku i Rahovecit kishte qenë me disa fëmijë të tjerë kur kishte rënë në ujë.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i moshës 10 vjeç derisa kishte qenë së bashku me disa fëmijë tjerë, kishte rënë në ujërat e lumit Drini i Bardhë”.

“ Pas një kohe viktima është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“ Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë ju ka liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.