Policia jep detaje për vetaksidentin në autostradë ku mbeti i vdekur një person

Dje na autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një vet-aksident e ku si pasojë e tij një person ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë nga ky vetaksident lëndime kanë marrë edhe tre persona të tjerë.

“Autostrada Dr. Ibrahim Rugova, KM-35 08.01.2021 – 10:00. Raportohet se ka ndodhur vet-aksident trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy meshkuj dhe dy femra kosovarë-e. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëra nga të lënduarat ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML, për obduksion. Njësia përkatëse është duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Gazeta Express/