Policia jep detaje për vrasjen e të miturit në Prizren

Të hënën, në Prizren ka ndodhur një vrasje e një 15 vjeçari me një mjet të mprehtë, ecila dyshohet të jetë thikë.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës në Prizren Shaban Osmanollaj, raporton “Betimi për Drejtësi”

Osmanollaj deklaroi se ngjarja ka  ndodhur rreth orës 10:00 minuta, në rrugën “Ylber Fanaj” në lagjen Bajram Curri”, ku  sipas tij një i mitur është therur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Tutje Osmanollaj dekalroi se të dyshuarit janë duke u marrur në pyetje nga policia e Kosovës, dhe të njëjtit janë të moshës së mitur.

“Po ashtu, të dyshuarit dhe viktima janë nxënës të shkollës së mesme të mjekësisë  “Luciano Motroni”, mirëpo ngjarja ka ndodhur jashtë objetit shkollor dhe  të përfshirit në këtë ngjarje mësimin e kishin pasdite”, tha Osmanollaj./BetimipërDrejtësi.