Policia jep detjae për Incidentin mes Shalës e Gashit me Gjysincën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka intervistuar deputetët të cilët janë përfshirë në një incident të martën në Kuvend.

Një ditë më parë ka pasur përplasje të ashpra në mes deputetëve të LVV-së, Fitore Pacolli e Gazmend Gjyshinca me ministren e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla në mbledhjen e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, por që ka vazhduar edhe pas mbledhjes së këtij komisioni.

Deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca ka thënë se me të përfunduar mbledhja, në korridor është sulmuar nga deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kujtim Shala. Ai ka thënë për Telegrafin se mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë është shoqëruar me tensione, por që nuk ka pasur përplasje fizike.

Lidhur me këtë sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se palët janë intervistuar nga policia.

“Lëndim i lehtë trupor- Prishtinë, 28.07.2020 – 15:04. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Palët janë intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/