Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë (foto)

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për vjedhje. I kërkuari është Vedat Toska, nga fshati Katund i ri në Pejë, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë./Express/