Policia kontrollon nëntë lokacione në Gjakovë

Policia e Kosovës në orët e pasdites të së martës ka nisur operacionin policor “Basti” në Gjakovë. Ky operacion po udhëhiqet nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar në kuadër të Policisë.

Sipas zyrtarëve të kësaj të fundit, me urdhrin e Gjykatës kompetente janë kontrolluar nëntë lokacione të ndryshme në Gjakovë.

“Ju konfirmoj se sot në ora 19:15 ka filluar implementimi i një plani operativ i emëruar “Basti”,  ku bazuar në urdhrin e Gjykatës kompetente po bëhet kontroll në nëntë (9) lokacione të ndryshme në rajonin e Gjakovës”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, transmeton Telegrafi.