Policia kordinohet me Komunën e Prishtinës për rritje të sigurisë në trafik

Policia e Kosovës sot është vizituar nga Drejtori i Inspekcionit i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Temë e takimit ka qenë rritja e sigurisë në trafkun rrugor në kryeqytet, përkatësisht lëvizja e lirë e automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar edhe mbi largimin e atomjeteve nga hapësirat e gjelbëruara në Prishtinë.

Komuna e Prishtinës në vazhdimësi është duke u ballafaquar me problemin e madh të bllokimit të trotuarëve nga veturat.