Policia me aksion për fajde në Pejë

Një person është arrestuar orët e hershme të mëngjesit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale fajde dhe detyrim.

KALLXO.com mëson nga burime brenda Policisë se aksioni është zhvilluar sot në mëngjes nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës.

Siç mëson KALLXO.com ndaj të dyshuarit menjëherë kanë filluar edhe procedurat policore ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria