Policia ndërhyn përsëri në një lokal me muzikë “live” , shqiptohen 57 dënime

Policia e Kosovës përsëri ka ndërhyrë në një lokal për të ndërprerë punën pasi nuk po respektoheshin masat anti-Covid.

Në një lokal në Lipjan nuk po respektohej ora policore, andaj policia ka ndërhyrë duke shqiptuar 57 dënime. Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës edhe sonte sikurse çdoherë tjetër po ushtron autorizimet e saj si mekanizmi kyç për të mundësuar implementimin e strategjisë  dhe respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID19.

Kësisoj rreth orës 21:00 duke parë që në një subjekt biznesi në magjistralen ‘’Ibrahim Rugova’’ nuk po respektoheshin kufizimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës, policia ka shqiptuar 57 masa administrative ndaj të pranishmëve dhe një ndaj pronarit të biznesit.

Angazhimi policor nuk do të mungoj për asnjë moment aty ku kërkohet përderisa do të vazhdoj fokusi në ruajtjen e shëndetit publik përmes respektimit të masave anti covid nga të gjithë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Gazetën Express.