Policia nuk e kursen nusen në ditën e dasmës, i shkruan gjobë

Në Prishtinë shpesh shohim vetura të parkuara vend e pa vend.

Madje qytetarët i japin të drejtë vetes të bllokojnë edhe hapësirat publike e trotuaret.

Por, kur nuk respektohet ligji dhe rendi, Policia e Kosovës janë gjithmonë aty për sigurinë e qytetarit dhe të gjithë ata që thyejnë rregullat e komunikacionit, shkruan Indeksonline.

Madje policia nuk ka kursyer as një nuse e cila parkoi veturën aty nuk lejohet. Në këtë fotografi të siguruar nga Indeksonline mund të shihni se si policia po gjobit nusen e cila shihet e veshur në vello.