Policia paralajmëron asgjësimin e armëve të konfiskuara

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka paralajmëruar se do të bëjë asgjësimin e armëve të konfiskuara.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrohet një sasi e armëve të cilat Policia i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore.