Kosovari, Nezir Mehmetaj është ndaluar nga Policia serbe në pikën kufitare në ‘Merdare’.
Mësohet se policia serbe i ka thënë kosovarit se arsyeja e ndaljes ka qenë për shkak se Mehmetaj gjendet në ‘Stop listën’ .
Pasi është ndaluar, Mehmetajt i është konfiskuar telefoni dhe që nga ai moment nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët. / Indeksonline