Policia shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1 mijë e 181 tiketa trafiku për të gjithë ata të cilët nuk respektuan rregullat e komunikacionit.

Sipas statistikave, policia ka bërë të ditur se gjatë së enjtes u shënuan edhe 24 aksidente trafiku ku 7 ishin me të lënduar.

Policia arrestoi edhe nëntë persona, prej të cilëve pesë u dërguan në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.