Policia zgjeron aksionin, sekuestron 108 kilogramë mariuhanë, arrestohen 9 persona

Policia e Kosovës ka mbajtur sot një konferencën për media lidhur me operacionet e fundit të zhvilluara në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Drejtoresha e Divizionit kundër Krimit të Organizuar, kolonelë, Florie Hajra ka bërë të ditur se dy operacione të suksesshme nga Policia e Kosovës janë realizuar në muajin qershor, saktësisht në javën e fundit.

Aksioni i dytë është zhvilluar në Ferizaj me që rastë janë konfiskuar 108 kilogramë mariuhanë dhe janë arrestaur 9 persona të dyshuar, sipas policisë aksioni është zhvilluar në një depo afër udhëkryqit të Janjevës.

“Rasti tjetër është zhvilluar më 24 qershor rreth orës 20:00 ri rasti koduar (Ura e Gurit) ku janë konfiskuar 108kg marihuanë dhe të përfshirë ishin 9 persona të dyshuar . Operacioni është zhvilluar në një depo afër udhëkryqit të Janjevës. Janë konfiskuar edhe 55 kilogramë e gjysmë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Vlerë e konfiskimit arrin në 75 mijë euro. Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 6 vetura, 11 telefona, 18 fishekë, para të gatshme 123.960 mijë lekë dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve. Vlerë e konfiskimit arrin në 75 mijë euro. Në cilësinë e provave janë sekuestruar edhe 6 vetura, 11 telefona, 18 fishekë, para të gatshme 123.960 mijë lekë dhe 635 euro”, tha ajo.