Pompeo: Irani përgjegjës për sulmin

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se Irani është përgjegjës direkt për sulmin gjatë ditës së djeshme ndaj dy anijeve transportuese në Gjirin e Omanit.

Related image

Pompeo ka deklaruar se këto sulme paraqesin rrezik për sigurinë dhe paqen globale, sulm të ashpër mbi lirinë e lundrimit dhe eskalim të papranueshëm të tensioneve nga ana e Iranit.