Portieri shqiptar përsëri hero në Velipojë, i shpëton jetën edhe pushueses kosovare

Portieri shqiptar, Eldi Hasani, ka bërë një tjetër akt heroik në plazhin e Velipojës.

Anëtari i Vllaznisë së Shkodrës, gjatë verës aktivizohet si roje plazhi, ku këtë verë u ka shpëtuar jetën deri më tani dy pushuesve kosovarë.

Në Shqipëri raportojnë se një pushuese nga Kosova, ka qenë shumë afër që të humb jetën, por Hasani kishte intervenuar për ta shpëtuar atë.

Është kjo hera e dytë brenda pak javësh që Eldi Hasani u shpëton jetën pushuesve në Velipojë.