Pozitat shtetërore në funksion të mbledhjes së votave partiake

Ministrat në detyrë Abelard Tahiri (PDK), Pal Lekaj (AAK), Endrit Shala (Nisma), Valdrin Lluka (AKR) po marrin pjesë intensivisht nëpër tubimet e partive që u përkasin, ndonëse ato po zhvillohen ende pa nisur fushata. Njohësit e zhvillimeve politike konsiderojnë se ministrat në detyrë po i shfrytëzojnë pozitat shtetërore për lobim te qytetarët, duke i lënë anash angazhimet e tyre ditore nëpër dikasteret përkatëse, shkruan sot gazeta “Zëri”

Ndonëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore liderët politikë tashmë kanë shpalosur pikat kryesore të programit të tyre. Në kuadër të kësaj parafushate nuk po mungojnë as ministrat në detyrë dhe diplomatët, të cilët vijnë nga partitë që ishin në pushtet.

Njohësit e zhvillimeve politike konsiderojnë se ministrat në detyrë po i shfrytëzojnë pozitat shtetërore për lobim te qytetarët, duke i lënë anash angazhimet e tyre ditore nëpër dikasteret përkatëse. /Zëri/