Prani e madhe e Policisë në Emergjencës e QKUK, ku janë të gjithë të plagosurit nga ngjarja në Lipjan

Shumë pjesëtarë të policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë.

Policët po bëjnë sigurimin e Klinikës Emergjente pasi që aty janë shtrirë të gjithë të plagosurit e sotëm në Hallaq i Madh të Lipjanit.

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri në Lipjan

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjes me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Në vendin e ngjarjes janë hetuesit policor për të sqaruar se si ndodhi e gjithë ngjarja.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona,  prej tyre një  mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka treguar Ahmeti për FaktePlus.

Siç tregon Ahmeti, plagosja ka ndodhur në orën 07:00.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tregon Ahmeti.

Tags: ,