Prapraskenat e kalimit të deputetes Adelina Grainca nga PDK-ja në LVV

Përveç një vote më shumë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur sot t’ia marrë një deputete Partisë Demokratike të Kosovës. Adelina Grainca prej sot është deputete e LVV-së. Ajo sot gjithashtu ka marrë pjesë në të trija raundet e vorimit për zgjedhjen e Presidentit

Gazeta Express merr vesh nga burime të sigurta se kryeminstri dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka negociuar me xhaxhain e saj, një biznesmen nga Ferizaj.

Express më herët gjatë ditës ka kontaktuar me biznesmenin Lulzim Grainca, i cili ka mohuar të ketë negociuar me dikënd në LVV lidhur me votën e mbesës së tij deputete.

Edhe vetë deputetja Adelina Grainca ka mohuar për Express se i kanë kërkuar të marrë pjesë në procesin e votimit për President.

Por në fillim të seancës së sotme për zgjedhjen e Presidentit, kryeministri Albin Kurti është futur në sallën kryesore të Kuvendit së bashku me të.

Gjatë ditës, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi e ka akuzuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin se po tentojnë të blejnë deputetë të këtij subjekti politik.

Ndërsa pas pjesëmarrjes së deputetes Adelina Grainca në votimin për Presidentin, PDK-ja ka reaguar edhe përmes një komunikate.

“artia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente”. thuhet në komunikatë.

“PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, theksohet në komunikatën e PDK-së.