Presidenti e nderon djalin e tij me medalje nacionale për “atdhedashuri”

Presidenti i Turkmenistanit, Gurbangulu Berdimuhamedov, ka vendosur që njërin prej medaljeve më të rëndësishme nacionale t’ia ndajë djalit të tij Serdar Berdimuhamedov.

38 vjeçari Serdar Berdimuhamedov aktualisht është duke ushtruar detyrën e Guvernatorit të Provincës Ahal të Turkmenistanit.

Ndarja e medaljes “Çmimi për Atdhedashuri” për Serdar Berdimuhamedov është ndërlidhur me suksesin e tij prej Guvernatori në rritjen e prodhimit të pambukut në Provincën Ahal të Turkmenistanit.

Serdar Berdimuhamedov shihet si lider i ardhshëm i Turkmenistanit.

Turkmenistani posedon rezerva të mëdha të gazit dhe zë vendin e katërtë në botë në këtë aspekt.